Delegatët nga Serbia, Mali i Zi dhe Bosnjë e Hercegovina votuan kundër raportit që rekomandon anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.
Komiteti për Çështje Politike dhe Demokraci i Këshillit të Evropës e ka miratuar opinionin e Dora Bakojanis, raportueses për Kosovën në KiE.
31 delegatë votuan pro raportit, katër kundër dhe një abstenim.
Gazetari Xhemajl Rexha, në një postim në platformën X, ka thënë se të gjitha votat kundër erdhën nga vendet fqinje të Kosovës.
“4 votat kundër për rrugën e #Kosovës drejt anëtarësimit në KiE të gjithë vinin nga fqinjët. 1 nga Mali i Zi, 1 nga Bosnja dhe 2 nga Serbia”, ka shkruar Rexha në X
Ndërkaq, Komiteti për Çështje Politike dhe Demokraci i Këshillit të Evropës me 31 vota pro, katër kundër dhe një abstenim e ka miratuar opinionin e Dora Bakojanis, raportueses për Kosovën në KiE.