Deputetja nga Bosnja tregon pse votoi kundër Kosovës në Këshillin e Evropës

Advertisement

Komiteti i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës ka miratuar opinionin në të cilin rekomandohet pranimi i Kosovës në këtë organizatë evropiane.

Bosnjë dhe Hercegovina ishte kundër sepse Snjezana Novakoviq-Bursaç, deputete nga Unioni i Social Demokratëve të Pavarur (SNSD), anëtare e Delegacionit të Bosnjë dhe Hercegovinës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, votoi në atë mënyrë.

Novakoviq-Bursaç ka thënë për portalin Klix.ba se ka votuar kundër, ndërsa këtë vendim e ka shpjeguar duke thënë se ka votuar në emër të Bosnjë-Hercegovinës bazuar në statusin e Kosovës në raport me BeH.

“Bosnjë dhe Hercegovina nuk e njeh pavarësinë e Kosovës edhe në bazë të këtij fakti dhe në bazë të fakteve të shumta se të gjitha të drejtat e mundshme të njeriut janë shkelur masivisht në Kosovë, por edhe në bazë të arsyes së shëndoshë”, tha Novakoviq-Bursaç, anëtare e partisë së Millorad Dodikut, kreut të Republikës Serbe në BeH.

Advertisement

 

E pyetur se me urdhër të kujt votoi kundër pranimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, deputetja e SNSD-së tha se deputetët nuk kanë udhëzime votimi si ambasadorët, transmeton Paparaci.

Për këtë vendim votuan përfaqësuesit e 31 shteteve, ndërsa kundër ishin anëtarët e delegacioneve të BeH, Snjezana Novakoviq-Bursaq, Malit të Zi, Maja Vukiçeviq dhe Serbisë Biljana Pantiq-Pilja e Dunja Simonoviq-Bratiq.