Advertisement
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, ka njoftuar se ka takuar Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, gjatë qëndrimit të saj në New York të ShBA-së.
Ajo tha se pati një diskutim të rëndësishëm me kryediplomatin amerikan, për të ardhmen euro-atlantike të Kosovës.
“Diskutim i rëndësishëm me Sekretarin Blinken për të ardhmen euroatlantike të Kosovës, fuqizimin ndërkombëtar të vendit tonë, stabilitetin në rajon, si dhe rëndësinë e bashkërendimit me aleatët”, ka shkruar Osmani në Facebook.
Advertisement
Sipas saj, lidhja me ShBA-të është ekzistenciale dhe e pashkëputshme.