Advertisement
Gjykata Supreme e Kosovës ka shpallur te paligjshëm kufizimin për njohjen e kualifikimeve arsimore ne pensionet kontribut-paguese, duke shfugizuar një dispozitë të Udhëzimit Administrativ.
Vendimi u mor pasi u aprovua padia e një aytetari kunder Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve.
Dispozita e shfuqizuar kërkonte që kualifikimet arsimore të ishin fituar para 1 janarit 1991, kusht qe sipas Gjykates nuk ka bazë ligjore.
Supremja theksoi se e drejta për pension lidhet me pagesën e kontributeve dhe jo me kohën e arsimimit. Po ashtu, u vleresua se kufizoni ishte diskriminues dhe cenonte parimin e barazisë para ligjit, duke përjashtuar padrejtësisht një kategori pensionistesh.Ky vendim pritet te ndikoje ne trajtimin me te drejtë të përfituesve të pensioneve konrribut-paguese.
Advertisement