Advertisement
Anesteziologu shqiptar që u arrestua pasi dyshohet se i filmoi gratë shtatzëna në Spitalin e Tetovës është Valton Dervishi.
Dervishi është arrestuar mbrëmë nga policia në Maqedoninë Veriore pasi kishte transmetuar live pamje të pacienteve të shtrira në repartin e Gjinekologjisë në Spitalin e Tetovës.
Mediat në Maqedoni i kanë publikuar fotografinë dhe emrin e mjekut shqiptar i cili tani ndodhet në arrest.
Sipas mediave shqiptare atje me Dervishin tani po merret Prokuroria dhe pritet të ngritët kallëzimi penal.
Advertisement
Madje atij i është publikuar edhe një fotografi me ministrin e Shëndetësisë Fatmir Mexhiti, gjatë një vizite të këtij të fundit në Spitalin e Tetovës.