Emisari Special i SHBA-ve për Ballkanin, Gabriel Escobar, i ka bërë thirrje Kurtit që të tërheq forcat e Policisë Speciale nga veriu bashkë me kryetarët.
Për BBC-në, ai çështja e punës në objekt komunal ose jo e kryetarëve të veriut, është vetëm simbolike.
“Ka ndërtesa qeveritare të tjera nëpër të cilat mund të punohet. Fatkeqësisht përpjekjet tona për koordinim me Qeverinë e Kosovës dështuan. Ishte tërësisht e parandalueshme kjo situatë”, tha ai
“Në tavolinë janë Kosova dhe Serbia. Në shumë raste, është Qeveria me Qeveri. Por kjo s’do të thotë që të tjerët nuk ndikojnë, siç eshtë shoqëria civile, të rinjtë, kisha”, tha tutje Escobar.
Kur u pyet nga gazetari i BBC-së se cila është kërkesa për Kurtin, ai ishte shumë i ashpër.
“E kemi sinjalizuar: Ai duhet t’i tërheq kryetarët nga atje, të tërheq forcat speciale, dhe të nisë menjëherë diskutimet për Asociacionin”, tha ai