Analiza e mediave gjermane, kush përfiton nga trazirat në Kosovë?

Advertisement

Pas tensioneve në veri ditët e fundit bashkësia ndërkombëtare bën thirrje për zbutjen e situatës, por toni mes Kosovës dhe Serbisë mbetet i papajtueshëm. Si do të veprohet më tej?

Një helikopter i KFOR-it qarkullon mbi veriun e Kosovës. Trupat e NATO-s janë përforcuar në veri pas trazirave të hënën e kaluar me 700 ushtarë shtesë. Me gardhe me gjemba dhe bllokime rrugësh, forcat e KFOR-it gati i kanë izoluar hermetikisht disa godina të komunave veriore.

Advertisement