Advertisement
Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden, i ka çuar letër presidentit serb, Aleksander Vuçiq, të cilin e ka uruar për ditën e pavarësisë.
Në letër, Biden ka thënë se SHBA e Serbia kanë punuar ngushtë me njëra tjetrën në projekte ekonomike që sipas tij sigurojnë një të ardhme më të mirë për qytetarët, shkruan lajmi.net.
I nderuar zoti President, Në emër të popullit të Shteteve të Bashkuara, ju dërgoj urime të sinqerta juve dhe popullit të Serbisë me rastin e festës kombëtare, të cilën ju e festoni më 15 shkurt. Gjatë viteve të fundit, Serbia dhe populli i Serbisë me Sht etet e Bashkuara kanë punuar së bashku për të diversifikuar burimet e energjisë dhe për të forcuar bashkëpunimin ekonomik, duke krijuar një të ardhme më të mirë për qytetarët tanë. Së bashku, ne duhet të vazhdojmë të mbështesim popullin e Ukrainës dhe të mbajmë Rusinë përgjegjëse për luftën e saj të padrejtë dhe të paprovokuar kundër Ukrainës. Në vitin e ardhshme, Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin rrugën e Serbisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën nën kujdesin e BE-së. Ne mirëpresim mbështetjen tuaj për propozimin e Bashkimit Evropian për normalizimin, i cili do të kontribuojë duke krijuar një të ardhme më paqësore dhe më të begatë për rajonin.
Advertisement