Ky është anesteziologu shqiptar që dyshohet se i filmoi gratë shtatzëna në Spitalin e Tetovës

Advertisement

Anesteziologu shqiptar që u arrestua pasi dyshohet se i filmoi gratë shtatzëna në Spitalin e Tetovës është Valton Dervishi.

Dervishi është arrestuar mbrëmë nga policia në Maqedoninë Veriore pasi kishte transmetuar live pamje të pacienteve të shtrira në repartin e Gjinekologjisë në Spitalin e Tetovës.

Mediat në Maqedoni i kanë publikuar fotografinë dhe emrin e mjekut shqiptar i cili tani ndodhet në arrest.

Sipas mediave shqiptare atje me Dervishin tani po merret Prokuroria dhe pritet të ngritët kallëzimi penal.

Advertisement

Madje atij i është publikuar edhe një fotografi me ministrin e Shëndetësisë Fatmir Mexhiti, gjatë një vizite të këtij të fundit në Spitalin e Tetovës.