Zyrtare: Dje pësuan humbje me përmbysje, skuadra e Premier Ligës shkarkon trajnerin

Advertisement

 

Skuadra e Southampton ka njoftuar se ka larguar trajnerin, Nathan Jones, pas humbjes së djeshme kundër Wolves me rezultat 1-2.

Jones e mori drejtimin e klubit anglez në nëntor të vitit të kaluar për të zëvendësuar ish-trajnerin, Ralph Hasenhuttl.

Megjithatë, rezultatet aspak pozitive kanë shtyrë drejtuesit e Southampton të marrin këtë vendim.

Ai në 14 ndeshje ka regjistruar katër fitore dhe nëntë humbje, ku vlen të theksohet se nga këto katër fitore vetëm një prej tyre e ka arritur në Premier League.

Advertisement

Siç bëhet e ditur në njoftimin e ‘The Saints’ përkohësisht rolin e trajnerit do ta marrë Ruben Selles.

Southampton gjendet në pozitën e fundit në renditjen tabelore me vetëm 15 pikë të grumbulluara nga 22 xhiro.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *