Advertisement
Sot do të mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Republikës së Kosovës, e cila është thirrur për zgjedhjen e presidentit të vendit.
Sipas njoftimit, seanca pritet të fillojë në ora 17:00 dhe në rend dite është procesi i votimit për kreun e ri të shtetit.
Seanca pritet të zhvillohet në kushte të vëmendjes së shtuar politike dhe mediatike, duke qenë se zgjedhja e presidentit kërkon shumicë të cilësuar të votave të deputetëve të Kuvendit.
Advertisement
