Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka njoftuar se deri të mërkurën, më 6 maj në ora 12:00, 18 parti politike kanë konfirmuar pjesëmarrjen në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit, ndërsa 4 parti kanë deklaruar mospjesëmarrjen. Po ashtu, në KQZ është regjistruar edhe një koalicion i formuar nga dy parti boshnjake me emrin “Koalicija VAKAT”.
Sipas Elezit, periudha për deklarimin e pjesëmarrjes, mospjesëmarrjes dhe formimit të koalicioneve ka nisur më 1 maj dhe përfundon më 7 maj, ndërsa ky obligim vlen për 53 partitë e regjistruara në Kosovë.
Ai bëri të ditur se aplikimi për certifikimin e subjekteve të reja politike do të vazhdojë deri më 10 maj, ndërsa dorëzimi i listave të kandidatëve për deputetë do të jetë i hapur deri më 12 maj 2026.