Xherdan Shaqiri është njëri prej yjeve më të mëdha të futbollit shqiptar, e po ashtu edhe i Zvicrës.
Gjatë karrierës së tij tashmë kogja të gjatë e të bujshme vazhdimisht ka dhuruar momente krenarie, jo vetëm te shqiptarët, por edhe te zviceranët dhe te tifozët e klubeve të huaja ku ka luajtur, si në Zvicër, Gjermani, Angli, Itali, e së fundmi edhe në Amerikë.
Mirëpo, futbollisti me famë botërore që ka fituar edhe dy tituj të Ligës së Kampionëve mbrëmë e ka prodhuar një lajm të pahijshëm, shkruan Gazeta Express.
Ai ka ardhur në Kosovë për pushim e dhe mbrëmë kishte dalë për t’u argëtuar në njërën prej klubeve të natës më të njohura në vend, në “Zone Club” në Prishtinë.
Mirëpo, Shaqiri me një grup shokësh që e shoqëronin janë detyruar nga sigurimi i diskotekës të dalin jashtë.
Shkak kanë qenë sjelljet e pahijshme të tyre dhe ankesat e të rinjve tjerë prezentë që ishin afër tyre.
E një figurë publike ka qenë prej të pranishmeve e cila ka hasur në sjellje të pahijshme dhe të pakontrolluara të Shaqirit dhe shokëve të tij.
Sidoqoftë, Gazeta Express përmes burimeve të saj të sigurta e ka konfirmuar që personi të cilit i referohet ka qenë pikërisht ylli shqiptar, Xherdan Shaqiri me disa shoqërues të tij, te të cilët kanë shkuar sigurimi dhe kanë kërkuar që të largohen nga diskoteka./Express