VV-ja nuk i përkrah mocionet për Trepçën dhe Policinë, opozita e lëshon sallën

Advertisement

Sërish ka përplasje dhe mospajtime mes pushtetit dhe opozitës në kuvend.

Deputetët e opozitës kanë vendosur ta bojkotojnë seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës.

Ata e kanë lëshuar sallën e kuvendit pasi deputetët e pushtetit nuk i përkrahën mocionet e opozitës për Policinë e Kosovës dhe për minatorët e Trepçës.

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje votuan kundër mocionit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për ta futur në rend dite debatin parlamentar për minatorët, që janë grevë tash e dhjetë ditë.

Advertisement

Po ashtu, ata abstenuan në mocionin për Policinë, pas protestës së djeshme të Njësisë Speciale Intervenuese.