Advertisement
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ka cilësuar si skandaloze vizitën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në Tetovë të Maqedonisë së Veriut.
Sipas tij, aty është promovuar ideja e “Shqipërisë së Madhe”, transmeton Paparaci.
“Aty u promovua ideja e ‘Shqipërisë së Madhe’, u shfaqën simbolet e ‘Shqipërisë së Madhe’. Ai paraqitet si kryeministër i të gjithë shqiptarëve dhe kryeministër i Tetovës”, tha ai të dielën.
Advertisement
“Është hapur rruga Adem Demaqit, i cili ka qenë edhe mentor dhe idhull i Albin Kurtit”, shtoi Vuçiq për Tv Pink.