Votuesit e Albin Kurtit e “çmendin” Vjosa Osmanin me kritika, ja çka i thane

Advertisement

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka nxitur reagime të shumta në rrjetet sociale pasi dje mori pjesë në një tubim të Lidhja Demokratike e Kosovës, ku edhe zyrtarizoi aderimin e saj në këtë subjekt politik.

Pas paraqitjes së saj në tubim, komentues të shumtë kanë shpërthyer me kritika, duke e akuzuar Osmanin për “tradhti” ndaj Lëvizja Vetëvendosje, me të cilën kishte bashkëpunuar për vite me radhë dhe nga ku kishte marrë mbështetje të madhe politike.

Në komente të shumta në rrjete sociale, qytetarë dhe mbështetës të LVV-së kanë shprehur zhgënjimin e tyre, duke thënë se Osmani “e harroi rrugën me të cilën erdhi deri këtu” dhe se afrimi i saj me LDK-në është “goditje për votuesit që e mbështetën”.

Advertisement

Nga ana tjetër, përkrahës të LDK-së e kanë mirëpritur aderimin e saj, duke e cilësuar si një zhvillim të rëndësishëm politik për partinë.

Reagimet në rrjet vazhdojnë të jenë të shumta, ndërsa kjo lëvizje politike e Osmanit po komentohet gjerësisht në opinion.