Vjen lajm i madh, Haxhi Krasniqi do të boksojë në stadiumin Fadil Vokrri

Advertisement

Boksieri i njohur kosovar, Haxhi Krasniqi ka zyrtarizuar meçin e shumë pritur në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

Krasniqi ka njoftuar se me datën 5 gusht, do të boksojë në qendër të Prishtinës, duke kërkuar fitoren e madhe, shkruan GazetaBlic Sport.

Ai ka thënë se më 5 gusht të kësaj vere, do t’i dhuroj të gjithë përkrahësve, Prishtinës dhe Kosovës, natën e paharruar të boksit profesionist ndërkombëtar.

Advertisement