Advertisement
Zgjim Hyseni dhe Qendron Kastrati nuk janë më pjesë e Partisë Socialdemokrate (PSD), pasi kanë dhënë dorëheqje nga funksionet dhe angazhimet në këtë subjekt politik, shkruan Gazeta Metro.
Sipas burimeve të Gazetes Metro, dy ish-figurat e PSD-së kanë kërkuar ndryshime në udhëheqjen e partisë, përfshirë edhe zëvendësimin e kryetarit Dardan Molliqaj. Megjithatë, kjo kërkesë nuk është pranuar nga ai.
Po ashtu, sipas të njëjtave burime, Qendron Kastrati nuk ka arritur marrëveshje për vazhdimin e angazhimit politik në parti, për shkak të mospajtimeve rreth kushteve dhe mënyrës së pjesëmarrjes në proceset e brendshme.
Advertisement
Pas këtyre zhvillimeve, të dy figurat politike janë distancuar nga PSD-ja./gazetametro.net