Ministja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu është deklaruar pas deklaratës së Abazit se ekzistojnë video-incizime ku shihet se kush i ka marrë mostrat brenda laboratorit të IML’së për rastin e vdekjes së Astrit Deharit.
Ajo ka deklaruar se nuk e din se për çfarë e ka fjalën deputeti Haki Abazi.
“Nuk e di për çka e ka fjalën deputeti Haki Abazi. Dëshmitari i rastit të jetë deputeti Abazi. Secili që ka dëshmi duhet së pari të shkoj në Prokuroi e ti qoj ato. është e rëndësishme ta njoftoj prokurorin e mos të tentoj të fshihet prapa imunitetitn të tij prej deputeti” tha Ministrja Haxhiu, përcjell Gazeta Insajderi.
E pyetur se a ka video incizime brenda laboratorit, Haxhiu tha se duhet ta pyetni deputetin Abazi
“Këtë pyetje duhet të ia bëni Deputetit Abazi sepse ai ka thënë që ekziston diçka e tillë. Mua më kanë thënë nga zyrtarët e laboratorit se kamerat ekzistojnë por ato fshihen pas një periudhe”, tha ajo.
Deputeti Abazi tha në konferencën e thirrur për media se video incizimet janë ato që konfirmojnë se kush i ka zhdukur mostrat e Astrit Deharit nga IML-ja.