Vetëvendosje del me komunikatë

Advertisement

VV-ja ka dalur me komunikatë për koalicionin me GUXO, Alternativën dhe PShDk-në.

Ata kanë theksuar se marrëveshja bazohet në vlerat e demokracisë.

Postimi:

Lëvizja VETËVENDOSJE!, Partia GUXO, Partia ALTERNATIVA dhe Partia Shqiptare Demokristiane kanë arritur marrëveshje koalicioni, duke riafirmuar përkushtimin e tyre për vazhdimin e bashkëpunimit politik dhe institucional në shërbim të qytetarëve dhe interesit publik.

Kjo marrëveshje bazohet mbi vlerat e demokracisë, transparencës, sundimit të ligjit, zhvillimit ekonomik, drejtësisë sociale dhe forcimit të shtetit të Kosovës. Partnerët e koalicionit janë zotuar të punojnë ngushtë për ruajtjen e sovranitetit, integritetit territorial dhe avancimin e reformave që fuqizojnë institucionet demokratike dhe mirëqenien qytetare.

Advertisement

Kjo marrëveshje përfaqëson një angazhim të përbashkët për qeverisje të përgjegjshme, demokratike dhe në funksion të interesit qytetar.