KUSHTETUESJA VENDOS AFATIN 60-DITOR – ÇFARË NDODH NGA SOT
Nëse Kuvendi nuk zgjedh presidentin brenda 60 ditëve, vendi rrezikon krizë politike me shpërndarje të parlamentit dhe zgjedhje të reja. Përgjegjësia bie mbi shumicën parlamentare dhe qeverinë e Kurti, ndërsa Kushtetuesja ka përcaktuar kornizën kohore për zgjidhjen e ngërçit institucional.
Analistët vlerësojnë se ky afat mund të shërbejë si presion shtesë mbi partitë politike për të arritur një kompromis, por njëkohësisht rrit edhe rrezikun e polarizimit në skenën politike. Nëse nuk ka vulln et për marrëveshje, vendi mund të përballet me një periudhë të zgjatur pasigurie institucionale.
Ndërkohë, nga kampi qeveritar nuk ka ende një plan të detajuar publik për sigurimin e shumicës së nevojshme, ndërsa opozita ka sinjalizuar qëndrime të ndryshme lidhur me pjesëmarrjen në procesin e votimit për presidentin.
Në këtë kontekst, 60 ditët e ardhshme konsiderohen vendimtare për stabilitetin institucional të Kosovës, pasi do të përcaktojnë nëse vendi do të arrijë të shmangë zgjedhjet e parakohshme apo do të hyjë në një tjetër proces elektoral.