Veliaj kryeson në Tiranë, këto janë rezultatet e të gjitha komunave tjera në Shqipëri

Advertisement

Ka përfunduar procesi i votimit në të gjithë Shqipërinë për zgjedhjet vendore në 61 bashki të vendit. Në zgjedhje u regjistruan 44 parti politike, nga të cilat 38 parti jashtë koalicioneve, përfshi partinë më të madhe në vend, Partinë Socialiste e cila ka hyrë e vetme në garë.

Në pesë bashki të vendit, Kamëz, Vorë, Elbasan, Pustec dhe Delvinë ka përfunduar procesi i numërimit, ndërsa vijon në 56 bashki të tjera.

Socialistët fituan bindshëm në Kamëz, ku Rakip Suli u rizgjodh si kryetar bashkie me 60% të votave. Edhe Vora u kthye rozë ku u zgjodh kryetar bashkie Blerim Shera me 73% të votave. Në krye të bashkisë Elbasan u zgjodh me rezultat 56% të votave.

Bashkia e katërt që përfundoi procesin ishte Pusteci, ku u besua socialisti Pal Kolefski me 63%. Para pak çastesh u mbyll votimi edhe në Delvinë ku fituan sërish socialistët me në krye Besmir Veliu prej 62% të votave

Advertisement

Ndërkohë, vijon procesi në bashkinë më të madhe të vendit, Tiranë. Deri më tani janë numëruar rreth 16% të kutive të votimit. Sipas raportimit të fundit të shifrave nga Komisioni Qendror të Zgjedhjeve Erion Veliaj i cili kandidon për mandat të tretë ka marrë 23713 vota (54.92%), ndjekur nga kandidati Këlliçi i cili ka 14965 vota.

Pas tyre pason me kandidati i Partisë Demokratike Roland Bejko me 1933 vota dhe Arlind Qorri me 2168 vota.