“Veç me nejt n’kulm t’u ia lypë valët”, qytetarët të frustuar me “VALA-n”

Advertisement

Shërbimet e telefonisë mobile të kompanisë publike “VALA” kanë për misioni shtrirjen e rrjetit në tërë territorin e Kosovës, megjithëkëtë në disa vende prej vitesh nuk po mund t’ia dalin, madje në disa fshatra tanimë është komplet e papërdorshme, shkruan Gazeta Sinjali.

Dje gjatë ditës u raportua për probleme për të shfrytëzuar internetin 3g/4g të operatorit “Vala”.

Zëdhënësi i Telekomit të Kosovës, Fadil Lepaja ka pranuar se kanë pasur disa probleme me një platformë e cila ka afektuar shërbimet e internetit.

Ai gjithashtu deklaroi se ekipet teknike janë duke u marrë me problemin teksa theksoi se së shpejti do të tejkalohet dhe shtoi se problemi nuk ka qenë i përgjithshëm, pra nuk është afektuar pjesa e thirrjeve, mirëpo vetëm interneti 3g/4g.

“Prej orës 16:30 kemi pasur probleme me një platformë e cila ka afektuar shërbimet e internetit 3g/4g. Ekipet tona teknike, kujdestare janë duke u marrë me problemin dhe shpejt do të tejkalohet”- tha Lepaja.

Advertisement

Mirëpo njëjtë nuk thonë edhe qytetarët e Kosovës të cilët paguajnë për t’u shërbyer me “VALA-n”.

 

Në pyetjen e Sinjalit adresuar lexuesve të tij në rrjetin social “Facebook”, ku për 10 orë janë përgjigjur rreth 500 lexues, ata u shprehen tejet të zhgënjyer, ndërsa komente pozitive pati jashtëzakonisht pak