Një ngjarje e rëndë është raportuar të hënën në Prizren, ku një burrë është gjetur pa shenja jete në rrethana që ende nuk janë bërë të ditura nga autoritetet.
Sipas raportit zyrtar të Policisë, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse së bashku me ekipin mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Pas procedurave fillestare hetimore, me urdhër të prokurorit kompetent, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për t’iu nënshtruar obduksionit, me qëllim të përcaktimit të shkakut të vdekjes.
Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje shtesë lidhur me identitetin e viktimës apo rrethanat në të cilat ka ndodhur rasti, ndërsa hetimet po vazhdojnë.
Rasti është duke u trajtuar nga organet kompetente, të cilat pritet të hedhin më shumë dritë mbi ngjarjen pas rezultateve të ekspertizës mjeko-ligjore.