U godit nga vetura te Rruga C, vdes këmbësorja nga Prishtina

Advertisement

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ‘C’, rreth orës 19:00, ku një këmbësore ka humbur jetën nga lëndimet e rënda trupore.

Florie Ahmeti, zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, ka konfirmuar se D.G, një këmbësore 56-vjeçare, ka ndërruar jetë në QKUK pasi nuk ka mundur të përballojë plagët e marra.

Ajo gjithashtu bëri të ditur se ngasësi i automjetit është arrestuar.

“Rreth orës 20:00, nga QKUK, na njoftuan se këmbësorja D.G (femër) 56 vjeç, nuk ka mundur të përballojë plagët nga aksidenti dhe ka ndërruar jetë. Lidhur me këtë rast, hetuesit policor të njësisë së trafikut kanë nisur një hetim ndërkohë që është arrestuar ngasësi i automjetit”, ka deklaruar Flora Ahmeti.

Advertisement