Një person ka mbetur i vrarë e tre të tjerë janë plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në fshatin Runik të Skënderajt.
Sipas informacioneve të Policisë, dy persona të maskuar kanë hyrë në lokal dhe kanë qëlluar me armë.v
Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Avni Zahiti.
Portali Rajoni ka publikuar edhe disa pamje nga vendi i ngjarjes, pak minuta pas ngjarjes së tmerrshme:
@rajoni.org Vrasja në Skenderaj, portali rajon.org sjelle pamje ekskluzive nga vendi i ngjarjes Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në oret e mengjesit sot në fahatin Runik të Skenderajt, shkruan portali rajoni.org. Rajoni ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes ku shihen forca të policisë para lokali dhe ekipet shëndetësorë. Në ngjarjen e rëndë në të cilen raportoj rajoni; një person mbeti i vrare dhe tre të tjerë të plagosur – dyshohet se u krye nga persona të maskuar, të cilet kishin hyre me dy arme automatik dhe kishin qëlluar në drejtim të viktimave. Burimet e rajonit nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se skena ishte rrëqethëse nga ajo çfarë kishin parë.
Advertisement