Në fundjavën që shkoi, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për britaniken “The Guardian” u shfaq i dëshpëruar. Kjo sa i takon një dekade bisedimesh për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, e cila vazhdon të refuzojë të njohë statusin e pavarur të vendit.
Kurti pohoi se negociatat e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian rrezikojnë të arrijnë në një qorrsokak.
“The Guardian” në një editorial ka ndarë këndvështrimin e saj persa i takon situatës së krijuar mes Kosovës dhe Serbisë nën “sytë e BE-së”.
Për të, fajtorë janë të gjitha palët, por se për BE-në dhe shefin e saj të politikës së jashtme, Josep Borrell, pasojat e dështimit diplomatik shtrihen shumë përtej fatit të skajit verior të Kosovës.
Në vazhdën e pushtimit rus të Ukrainës, BE-ja ka dyfishuar përpjekjet e saj për të ankoruar Ballkanin Perëndimor brenda orbitës dhe për të luftuar ndikimin e Moskës.
Por të shtënat e së dielës treguan se në këtë pikë të nxehtë ballkanike, afrimi nuk po funksionon.
Një marrëveshje e dukshme pranverën e kaluar e detyroi Serbinë të njohë kombësinë e Kosovës në këmbim të pushteteve gjysmë-autonome për komunat me shumicë serbe në veri.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, turpërisht ende nuk e ka nënshkruar marrëveshjen dhe është mburrur publikisht për këtë.
Në prill, qeveria e tij kundërshtoi ofertën e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.
Kurti nga ana e tij nuk ka ofruar vetë-menaxhim politik në zonat me shumicë serbe të Kosovës.