Thaçi: Nga sot, Lista Serbe duhet të shpallet organizatë terroriste

Advertisement

Deputeti i VV’së, Halil Thaçi thotë se nga sot Lista Serbe duhet të shpallet organizatë terroriste, raporton GazetaBlic.

Thaçi përmes një shkrimi në “Facebook” thotë se me vendimin e fundit që kanë marrë për shpallen e tri ditë zije, sipas tij, e kanë pranuar që qëndrojnë në vijë të njejtë me terroristët e vrarë në Bajnskë.

“Çdo individ apo subjekt, kushdo qoftë ai që mbështet terroristet në çfarë do forme duhet të ndiqet penalishit nga institucionet e shtetit të Republikës së Kosovës”, shkruan tutje Thaçi.

Nga sot Lista Serbe duhet të shpallet organizatë terroriste!

Advertisement

Edhe vetë ky i ashtuquajturi subjekt politikë, sot pas shpalljes tri ditë zije e paska pranuar që qëndron në vijë të njejtë me terroristet e vrarë në Bajnskë.

Çdo individ apo subjekt, kushdo qoftë ai që mbështet terroristet në çfarë do forme duhet të ndiqet penalishit nga institucionet e shtetit të Republikës së Kosovës.