Thaçi: Kërkesa për zgjedhje nga ana e PDK-së nuk më duket serioze

Advertisement

Pas deklaratës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ku tha se Kurti po heziton për zgjedhje të jashtëzakonshme pasi që e di që nuk mund të marrë përqindjen që ka pasur, ka reaguar deputeti i Lëvizjes Vetvendosje, Halil Thaqi. Ai tha se kërkesa e PDK-së për zgjedhje nuk më duket serioze.

Deputeti Halil Thaqi, ne një prononcim për Gazeta Blic tha se atyre u është dhënë besimi nga qytetarët dhe se kanë mandat të qeverisin me vendin, ku thotë se kërkesa për zgjedhje nga ana e PDK-së nuk më duket serioze.

ve na është dhënë besimi nga qytetarët dhe kemi mandat të qeverisim me vendin. Pra, kërkesa për zgjedhje nga ana e PDK-së mua nuk më duket serioze”, tha Thaqi.

Tutje ai thotë se puna e opozitës është që të kërkoj zgjedhje, ku Thaqi mendon që opozita nuk janë të përgaditur për zgjedhje, dhe thotë se PDK ka komuna ku nuk kanë as degë të formuar si në komunën e Obiliqit.

“Sigurisht që punë e opozitës është të kërkoj zgjedhje edhe pse unë personalisht mendoj se ata nuk janë të përgaditur për zgjedhje me sa i shoh unë, pra vetë PDK ka komuna ku nuk kanë as degë të formuar siç bie fjala në Obiliq”, shtoi Thaqi.

Gjithashtu ai thotë se këto deklarata të opozitës nuk po e pengojnë fare Qeverinë ta bëjë punën e saj të mirë siç e quan Thaqi, ku ai i përmend vendimet që mori qeveria gjatë kësaj jave.

Advertisement

“Por këto deklarata të opozites siç po shihet Qeverinë nuk po e pengojnë të vazhdoj punën e mirë që është duke e bërë, vetëm këtë javë që po e lëm pas kemi shumë vendime të mira që e prekun direkt mirëqenjen e qytetarit, siç ishte:

-Subvencionimi i energjis elektrike për familjet me të ardhura më të vogëla.

-Përkrahja financiare për shërbimet shëndetsore.

-Vetëm në katër mujorin e parë të këti viti janë mbi 70 milion euro investime të huja më shumë krahasuar me vitin e kaluar dhe sigurisht që për javën që po e lëm pas qershia mbi tortë ishte Kosova organizatore e lojrave mesdhetare për vitin 2030”, u shpreh Thaqi.