Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka zbuluar identitetet e pronarëve të laboratorëve të drogës në veri. Ai thotë se vetëm brenda 24 orëve të fundit, u zbuluan 8 laboratorë, ndërsa zbuloi se disa dilerë kanë foto me zyrtarë serbë të cilat ai u publikoi në rrjetin social Twitter.
“Të dielën Lista Srpska dhe Petkoviq janë acaruar nga disa reagime. Çështja është e thjeshtë: me laboratorët, trafikantët e drogës dhe kriminelët që përdoren si mjete politike, fasada false nuk zgjat më shumë se deri në aksionin e radhës të policisë. Tetë laboratorë droge u zbuluan brenda 24 muajve dhe vetëm sot u gjetën tre laboratorë droge. Pronarët e tyre, Miljan Deleviq, Ivan Slaviq, Dushan Slaviq dhe Nikola Filgjokic, ishin të gjithë të përfshirë në sulmet ndaj Policisë së Kosovës”, shkruan Sveçla.