Advertisement
Komuniteti shqiptar në Amerikë, të hënën do të protestojnë në New York, për sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë. Lajmin e ka bërë të ditur Vasfije Krasniqi, e cila ka kërkuar që shqiptarët që jetojnë në SHBA të bashkohen në këtë protestë.
Protesta do të mbahet të hënën, në ora 13:00, rrugëve të New York-ut, komuniteti shqiptaro-amerikan do të kërkojë që Serbia të mbahet përgjegjëse për krimet e luftës dhe për sulmin terrorist të fundit.
Advertisement