Sot në vendin tonë do të mbajë mot kryesisht me diell. Në fushat termike do të ketë rritje të lehta në vlerat e maksimaleve për 1-2 gradë Celsius.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të sillen mes 11 dhe 15 gradë Celsius , ndërsa ato maksimale mes 29 dhe 33 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i verilindjes.
Ky mot me këto temperatura tipike verore është si rezultat i ardhjes së masave të nxehta të ajrit nga Afrika Veriore.
Shkalla e lartë e avullimeve do të krijojë vapë dhe ndjesia e këtyre temperaturave do të jetë më e lartë se sa vlerat e lartshënuara.
âMeqĂ« indeksi UV do tĂ« jetĂ« shumĂ« i lartĂ«, rekomandohet qĂ« tĂ« kufizohemi sa mĂ« shumĂ« nga rrezet e diellit, nga ora 10:00-1700, sidomos personat me sĂ«mundje kronike, hipertension, diabetikĂ«t, asmatikĂ«t etj., tĂ« bartim syze mbrojtĂ«se nga rrezet e diellit, ombrellĂ«, rroba me ngjyra tĂ« lehta, krema adekuate pĂ«r mbrojtjen e lĂ«kurĂ«s, pastaj tĂ« pimĂ« ujĂ« sa mĂ« shpesh, jo lĂ«ngje tĂ« gazuara etjâ, thuhet nĂ« thirrjen e IHMK-sĂ« pĂ«r kujdes.