“S’mund të kërkohet përgjegjësia vetëm te Kosova”/ Shqipëria për herë të parë kundër BE-së për dialogun!

Advertisement

Ngjarjet e fundit në veri të Kosovës, me pasojë humbjen e jetës së efektivit Afrim Bunjaku, kanë sjell ndryshim të qëndrimit të Shqipërisë në raport me deklaratën e BE për dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit.
Advertisement

Burime për ABC News thanë se Shqipëria nuk e ka dhënë mbështetjen e saj, për deklaratën e pak ditëve më parë të Përfaqësuesit të Lartë në emër të Bashkimit Evropian për atë që pritet prej Serbisë dhe Kosovës, e për të cilën kërkohej dakordësi deri në mbrëmjen e 26 shtatorit.

Kjo është hera e parë që Shqipëria del kundër linjës së Bashkimit Evropian, duke mos pranuar deklaratën e Borrel që fajësonte Kurtin për dështimin e dialogut me Serbinë.

Për shkak të ngjarjeve të fundit, Shqipëria nuk ka dhënë dakordësi, duke theksuar se deklarata e ka humbur tashmë aktualitetin dhe se nuk mund të kërkohet përgjegjësia vetëm te Kosova.

Deklarata e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi e datës 19 shtator.

“BE-ja u kërkon palëve të angazhohen në mënyrë konstruktive dhe në mirëbesim. Kjo nënkupton fillimin e zbatimit pa vonesa të mëtejshme bazuar në Propozimin e BE-së, i cili gjithashtu përfshin detyrimin e të dyja palëve për t’i zbatuar plotësisht të gjitha Marrëveshjet e kaluara të Dialogut. Puna për themelimin e Asociacionit/Komunitetit të Komunave me Shumicë Serbe duhet të fillojë pa asnjë vonesë apo parakusht të mëtejshëm” u tha ne deklaratë.