Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, është deklaruar mëngjesin e së enjtes, për ndërtimin e sheshit në qytetin ku ai udhëheq.
Sipas tij, tashmë janë planifikuar të gjitha mjetet financiare nga ana e Komunës së Rahovecit për këtë shesh.
Megjithatë, ai shtoi se kanë pritur që të kthehet projekti i larguar nga Ministra e Infrastrukturës, sepse ka qenë i paraparë që të financohet nga ky dikaster. Por, thotë se tash duhet ta ndërtojnë me forcat e veta, transmeton Paparaci.
“Kjo nuk do të thotë që neve na pengon që ata e rikthejnë financimin ose janë bashkë financues me Komunën e Rahovecit, sepse bëhet fjalë për një projekt 4 milionë euro, po shpresojmë që do të ishte barrë më e lehtë në rast se do të ndihmoheshim nga Qeveria”, u shpreh ai për Kanal 10.
Mes tjerash, i pari i Rahovecit tha Qeveria e Kurti e ka larguar projektin në fjalë prej financimit, ndonëse ishte paraparë që të ndërtohej prej tyre.
“Kemi zhvilluar gjitha procedurat, tani jemi në teren dhe po e financojmë vetë”, shtoi ai.