Advertisement
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, e ka cilësuar situatën në Kosovë shumë shqetësuese pas ngjarjeve të 24 shtatorit në fshatin Banjskë të Zveçanit, teksa ka garantuar se Forcat e NATO-s në Kosovë (KFOR) do ta ruajnë paqen në rajon. Kështu është shprehur Stoltenberg në një intervistë për gazetën gjermane “Welt”.
Advertisement
Si përgjigje ndaj trazirave, Britania e Madhe rriti forcën paqeruajtëse të KFOR-it, e cila udhëhiqet nga NATO që nga viti 1999, nga numri aktual prej rreth 4,500 ushtarësh me 200 trupa ushtarake.