Sipas draft-statutit të FES-it, Asociacioni do të ketë stemën dhe flamurin e tij

Advertisement

Sot fondacioni “Friedrich Ebert” (FES) në Prishtinë ka prezantuar draft-statutin për “Asociacionin e Komunave në të cilat komuniteti serb i Kosovës është shumicë”, i hartuar nga kjo organizatë në partneritet me Institutin Evropian për Paqe (EIP).

 

Po ashtu, statusi i Asociacionit do të miratohet fillimisht nga një kuvend i përbërë nga anëtarët e votuar të kuvendeve komunale të komunave pjesëmarrëse në përputhje me Ligjin për ratifikimin e marrëveshjes së parë dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës

 

Mbi këtë bazë, ky draft përcakton se Kuvendi i Asociacionit do të jetë organi përgjegjës për ndryshimet e statutit.

Sipas këtij draft-statuti, Asociacioni ka për qëllim që të ruajë dhe respektojë diversitetin kulturor në komunat pjesëmarrëse dhe normat e diversitetit të përfshira në Kushtetutën e sistemin juridik të Kosovës.

Advertisement

Po ashtu kjo bashkësi do të ushtrojë kompetenca të tjera shtesë që mund të delegohen nga autoritetet qendrore në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës. /Zëri

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *