Mentor Nazarko në një intervistë në “NeWShour” në ABC i ka bërë një analizë Samitit të Procesit të Berlinit të mbajtur në Tiranë, duke u ndalur edhe tek marrëdhëniet mes liderëve të shteteve të Ballkanit Perëndimor.
Gjatë kësaj interviste, Nazarko u shpreh se procesi i Berlinit nuk duhet të shihet vetëm si një proces politik, pasi sipas tij ka një rëndësi të madhe ekonomike, ndërsa shton se një shtysë e mirë e arritjes së realizimit të këtij Samiti, ishte edhe “Ballkani i Hapur”.
“Procesi i Berlinit nuk është vetëm politik, por edhe ekonomik. Ballkani i hapur ishte një shtysë që procesi i Berlinit të fitonte rigorozitet”, u shpreh Nazarko.
I ndalur tek marrëdhëniet mes dy shteteve, Shqipërisë dhe Kosovës, Nazarko tha se e sheh Kosovën si një “shtet të ri ende të papjekur”.