“Shpërthen” Adem Salihaj ndaj Edi Ramës: Historia nuk njeh antishqiptar më të madh, shumëfish i shitur te armiqtë e kombit

Advertisement

Ish-deputeti i Kosovës, Adem Salihaj, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

Salihaj përmes një postimi në Facebook, e quan kryeministrin Rama antishqiptar, por që ka fuqi të madhe politike dhe shumëfish i shitur të armiqtë më të mëdhenj të kombit shqipta

Ai thekson se, fjalimi i Ramës sot në Kuvendin e Shqipërisë, ishte i mbushur me mllef ndaj Qeverisë së Kosovës.

Postimi i plotë:

Kombi shqiptar asnjëherë në historinë e tij nuk ka pasur një  antishqiptar me fuqi kaq të madhe politike, si Edi Rama, një njeri shumëfish i shitur te armiqtë më të mëdhenj të kombit, që po i bën dëm të pariparueshëm gjithë kombit tonë, e veçanërisht Kosovës.

Rreziku nga ai është më i madh se nga armiqtë tanë dhe nuk do të largohet deri sa ky njeri të ketë kaqë shumë pushtet dhe kaqë shumë mundësi për t’i bërë dëm kombit.

Advertisement

Pjesa më e madhe e fjalimit të tij sot, në Kuvendin e Shqipërisë, ishte e mbushur me mllef ndaj Qeverisë së Kosovës dhe vetë Kosovës, duke e përmendur vetëm kalimthi Serbinë dhe duke mos e fajësuar asnjëherë drejtpërdrejt as atë, e as Vuçiqin.