Shifra marramendëse që nuset po paguajnë për qiranë e fustanit që veshi Kiara në dasmën e saj

Advertisement

Më 6 maj, dy ish-banorët e Big Brother VIP Albania, Luizi dhe Kiara kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë.

Kiara po shkëlqente në fustanin e bardhë teksa shkonte drejt altarit.

Duket se nuset që do të kurorëzojnë dashurinë e tyre këtë verë janë ndikuar shumë nga ky fustan që moderatorja veshi atë natë.

Advertisement

Vip Magazine” tregon se çmimi i qirasë së fustanit të Kiarës për një ceremoni martesore, ka shkuar deri në 1800 euro.