Serbia mban zgjedhje parlamentare më 17 dhjetor të këtij fundit, ndërsa i ashtuquajturi drejtor i zyrës së vetëquajtur “për Kosovë” në qeverinë serbe, Petar Petkoviq, i është drejtuar misionit të OSBE-së, në lidhje me keto zgjedhje “që të mbahen edhe në Kosovë sipas procedurave të mëhershme zgjedhore në fund të 2020’ës” teksa ka kërkuar që të kenë përgjigje “sa më parë”.
Petkoviq në letrën e tij drejtuar shefi të këtij misionit në Kosovë, Michael Davenport, që “të respektojnë Rezolutën 12/44 dhe vendimet relevante të OSBE-së në pjesët e tyre për organizimin e zgjedhjeve dhe mundësinë që të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar në Kosovë”, siç e citoi Tanjug.
“Petkoviq e përmbylli letrën me një kërkesë drejtuar shefit të misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport, që të ushtrojë kompetencat e dhëna me Rezolutën 1244 (1999) të Këshillit të Sigurimit të OKB-së si dhe kompetencat e tij personale si kryetar i OMIK-ut me qëllim që të të sigurojë që zgjedhjet e ardhshme për Kuvendin Kombëtar të Republikës së Serbisë, të planifikuara për më 17 dhjetor 2023, do të mbahen në Kosovë me përfshirjen e nevojshme të OSBE-së dhe përfshirjen e të gjithë akterëve relevant, sipas të njëjtit model të aplikuar në zgjedhjet e vitit 2020”, raportuan mediat serbe.