Serbët shpalosin flamuj me hartën e Kosovës dhe me mbishkrim “nuk e japim”

Advertisement

Po vazhdon ende ceremonia në manastirin e Graçanicës ku serbët janë mbledhur për të shënuar fest en e tyre të njohur si Vidovdani.

Advertisement

Në këtë tubim janë shpalosur mbishkrime nacionaliste, kryesisht nga të rinjtë.

Në mes të turmës janë ekspozuar edhe flamuj me hartën e Kosovës e me mbishkrim “Nuk e japim”.

Deri më tani nuk është shënuar asnjë incident ndërsa aty ndodhet Policia, KFOR dhe EULEX për të ofruar siguri.