Advertisement
Prokuroria pranë Federatës Italiane të Futbollit (FIGC) ka kërkuar që klubi i futbollit, Juventus, të dënohet me heqjen e njëmbëdhjetë pikëve.
Kërkesa e Prokurorisë Federale italiane është paraqitur sot në seancën e re të Gjykatës Federale të Apelit, lidhur me gjykimin për fitimet kapitale të Juventusit.
Vendimi nuk është marrë ende nga trupi gjykues, raporton Il Messagero.
Me vendimin e sotëm të Gjykatës Federale të Apelit që pritet të jepet pasdite, do të vendoset edhe fati i Juventusit të këtij sezoni, dhe më në fund do t’i jepet kuptim renditjes momentale të Serisë A.
Advertisement
Gjykata Federale e Apelit është mbledhur sot nga ora 10.
Siç shkruan gazeta italiane Il Messagero, ka shumë pak gjasa që Juventus t’i shpëtojë penalizimit me pikë.