Trajneri spanjoll Roberto Moreno, pritet që së shpejti ta vizitojë Kosovën për tu njohur nga afër me kushtet e punës që do ta presin në kampin “Dardanë”.
Moreno është njëri nga emrat më të përfolur për të marrë drejtimin e Përfaqësueses së Kosovës.
Tekniku spanjoll ditë më parë u takua me kryetarin e FFK-së, Agim Ademin, kurse pritet që të realizojë edhe një vizitë në Kosovë për të marrë një vendim përfundimtar.
46-vjeçari do të vizitojë nga afër kushtet e punës, stadiumin por edhe pjesët e tjera përbërëse që do ta presin atë si trajner, raporton KlanKosova, transmeton Paparaci.
Kosova është në kërkim të një trajneri prej përfundimit të ciklit kualifikues për Kampionatin Evropian. Deri më tani kanë aplikuar rreth 27 trajnerë, por tekniku spanjoll po shihet si kandidati më i përfaërt.
Përpos Kosovës, Moreno ka edhe dy oferta tjera në tavolinë dhe pritet që javën e ardhshëm të marrë një vendim përfundimtar për vazhdimin e karrierës së tij.