Advertisement
Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora, ka konfirmuar më në fund se është martuar me të dashurin e saj Taika Waititi, duke e përshkruar dasmën e saj si “perfekte”.
“Po, unë jam martuar. Tashmë jam zyrtarisht jashtë “tregut”. Zgjodha ta mbaja sa më private”, ka thënë Rita Ora teksa foli në “Heart Radio Breakfast” për të promovuar këngën e saj më të fundit “You Only Love Me”, të cilën e shoqëroi edhe me publikimin e një fotoje topless në rrjetet sociale.
Advertisement