Reagon Ministri Sveçla pas tri operacioneve të Policisë sot

Advertisement

Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla ka reaguar nëpërmjet një postimi në Facebook lidhur me aksionet e sotme të policisë së Kosovës në tri pista të ndryshme.

Sveçla ka bërë të ditur se nga mëngjesi i hershëm i së mërkurës, policia e Kosovës po zhvillon aksione në tri drejtime të ndryshme.

 

Deri më tani është raportuar se Krimet Ekonomike janë duke bastisur në disa lokacione lidhur me dyshime për keqpërdorime në Ndërmarrjen Publike Banesore.

Krimet e rënda janë duke kryer operacione në tri lokacione të ndryshme, Prishtinë, Podujevë e Vushtrri lidhur me dyshimet për fajde dhe deri më tani kanë arrestuar katër persona.

Advertisement

Sveçla ka bërë të ditur gjithashtu se Krimet Kibernetike janë duke kryer një aksion lidhur me dyshimet për mashtrime me kartela bankare.

“Angazhimi ndaj çdo lloj krimi do të intensifikohet, përgëzoj Departamentin e Hetimeve për secilin rezultat të arritur 👏🏻.”, ka shkruar Sveçla.p