Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka komentuar ngjarjet e sotme në veri të Kosovës, ku u lënduan mbi 20 ushtarë të KFOR-it dhe u sulmuan gazetarët dhe Policia e Kosovës, pas protestave të serbëve atje.
Sipas tij, lëndimi i ushtarëve të KFOR-it i ngarkon me përgjegjësi të drejtpërdrejtë dhunuesit e tyre.
Kjo thotë ai, lëndon Kosovën në sytë e aleatëve dhe miqve të saj, transmeton Paparaci.
“Lëndimi i ushtarëve të KFOR-it ngarkon me përgjegjësi të drejtpërdrejtë dhunuesit e tyre të verbër dhe fatkeqësisht lëndon Kosovën në sytë e aleatëve e miqve të saj të pazëvendësueshëm! Sa më shumë zgjatet ky konflikt i rr ezikshëm dhe i panevojshëm, aq më shumë lëndohet Kosova”, ka shkruar ai në Twitter.
Nga ky udhëkryq ku konflikti kthehet e rikthehet çdo vit si produkt i të shkuarës, me Serbinë që ekspozon trupat në kufirin ku fuqia e saj është e barabartë me zero dhe Kosovën që ekspozon ngurrimin e saj për të finalizuar dialogun, dilet vetëm me dialog e me aleatë të fuqishëm”, shtoi ai.
“Thirrja ime për t’i dëgjuar me vëmendje ata aleatë e për të mos u futur më thellë në shtegun jo vetëm të rrezikshëm, po edhe të kotë ku Kosova po lëndohet ndërkombëtarisht bashkë me ushtarët e KFOR-it që po lëndohen fizikisht, s’është thirrje ndërkombëtare po nevojë kombëtare”.