Advertisement
Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, njoftoi se po mbikëqyrin nga afër situatën e rrëshqitjes së dheut në rrugën “Malush Kosova” së bashku me ekipet komunale dhe Policinë e Kryeqytetit.
Ai ka kërkuar nga Prokuroria fillimin e menjëhershëm të hetimeve dhe ofron bashkëpunim të plotë për zbardhjen e ngjarjes. Për më tepër, Rama ka urdhëruar pezullimin e inspektorëve të përfshirë dhe ka nisur një hetim të brendshëm për të kontrolluar raportet dhe inspektimet në terren.
Advertisement
Në rast të konstatuar shkeljesh ose neglizhence, ai paralajmëroi se do të merren masa të menjëhershme, duke përfshirë largimin nga detyra dhe ndjekjen penale.