Qeveria thërret mbledhje urgjente, shqyrtohet një propozim

Advertisement

Qeveria e Kosovës ka ftuar një mbledhje të jashtëzakonshme të ministrave të martën.

Një propozim-vendim me rëndësi të veçantë është pika e v etme e rendit të ditës, ka bërë të ditur qeveria.

Advertisement

Në mbledhjen që fillon në orën 15:00 do të shqyrtohet Projektligji mbi Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2024.

Kabineti qeveritar do të votojë mbi procedimin në kuvend të Projektligjit mbi Ndarjet Buxhetore.