Qeveria mbajti mbledhje, këto vendime miratoi

Advertisement

Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar sonte një mbledhje elektronike.

Në njoftimin për media nga kryeministria, thuhet se aty ka miratuar vendimin për të kërkuar nga Presidentja e Republikës së Kosovës dhënien e autorizimit Ministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës për nënshkrimin e Marrëveshjes së bashkëfinancimit për hartimin e Projektit për Ndërtimin e Tunelit në rrugën Tetovë-Prizren ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, e përfaqësuar nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve.

Advertisement

Për këtë projekt, Qeveria ka siguruar buxhetin përmes ligjit në fuqi për ndarjet buxhetore për vitin 2024.