Qe kur dalin shtesat e fëmijëve me rritje

Advertisement

Burime brenda Ministrisë së Financave të Kosovëskanë bërë të ditur për Gazetën Minuti se ekzekutimi i pagesave të shtesave për fëmijë me shumën e rritur pritet të nisë gjatë muajit të ardhshëm, duke përfshirë edhe pagesën për muajin mars.

Sipas këtyre burimeve, rritja e paralajmëruar nga Lëvizja Vetëvendosje nuk do të aplikohet njësoj për të gjitha familjet. Konkretisht:

  • Shtesa prej 90 eurosh do të jetë e destinuar vetëm për fëmijët nën 16 vjeç që vijnë nga familje me tre ose më shumë fëmijë.
  • Për familjet me një ose dy fëmijë, shtesa mujore pritet të arrijë në 60 euro për secilin fëmijë nën 16 vjeç, duke përfshirë rritjen e premtuar për muajin mars.

Kjo do të thotë se skema e re do të dyfishojë vlerat aktuale: pagesat prej 30 eurosh për familjet me një ose dy fëmijë do të shkojnë në 60 euro, ndërsa për familjet me tre ose më shumë fëmijë, pagesat prej 45 eurosh do të rriten në 90 euro për secilin fëmijë.

Advertisement

Burimet e Gazeta Minuti shtojnë se ekziston mundësia që diferenca për muajin mars të paguhet më herët, madje edhe para ekzekutimit të plotë të pagesave për muajin prill, gjë që do të ofronte një lehtësim financiar të hershëm për familjet përfituese.

Megjithatë, një konfirmim zyrtar nga institucionet përkatëse ende nuk është bërë publik. Qytetarët mbeten në pritje të një njoftimi nga Ministria e Financave për datën e saktë të ekzekutimit dhe detajet përfundimtare të skemës.